Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen ministrave të cilit ishin përfshirë në një diskutim gjatë fjalës së tij. Një diskutim që i ka tërhequr vëmendjen, madje Ruçi ka kërcënuar me pezullim të seancës.
Ruçi iu ka kërkuar të heshtin pasi po miratohej buxheti i shtetit, ndërsa i ka kërcënuar me pezullim të seancës.“Ju lutem dhe njëherë zotërinj ministra, do pezulloj seancën vetëm për juve. Miratohet buxheti i shtetit. S’keni ardhur për muhabete këtu”, iu tërhoqi vëmendjen kreu i Kuvendit.
Ndërkohë që nga maxhoranca është kërkuar një ndërhyrje dhe një saktësim, Ruçi sërish ka pasur kritika.
“E saktësonit kur prutë materialin jo këtu, dakord ë se s’keni bërë kërkesë. E pra. I shkruani gjërat para se t’i bini”, tha Ruçi.
Por mesa duket seanca parlamentare e ditës së sotme, e ka lodhur disi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili ngatërroi edhe Arben Ahmetajn me Arben Malajn.
Pjesë nga fjala:
“Faleminderit z. Malaj!”– tha Ruçi, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.
Salla: Është Ahmetaj!
Ruçi: Ka edhe kështu nga lodhja!
Por nuk është ndalur me kaq kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pasi në sallë ka pasur shumë zhurmë dhe u kërkoi qetësi ministrave duke i kërcënuar se do ti nxjerrë jashtë nga salla.
Ruçi-ministrave: S’keni ardhur për muhabete këtu, do t’ju nxjerrë jashtë, po mbani qetësi!

