Skenën e merr Kupa, të gjitha duelet e raundit të dytë në një ditë

schedule08:16 - 9 Nëntor, 2020

schedule 08:16 - 9 Nëntor, 2020

Dje u luajt e gjithë java e dytë e Kategorisë Superiore dhe për rreth dy javë kampionatit do i duhet të ndalojë, për t’i lënë hapësirë kombëtareve dhe Kupës. Të enjten më datë 11 nëntor do të luhet e gjithë faza e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

Në grupin A kampionët e Tiranës luajnë ndaj Korabit si pritës, me bardheblutë, që luftojnë në të gjithë frontet dhe duan të kalojnë me patjetër më tej. Dibranët gjatë miqësoreve të zhvilluara me skuadrat e Superiores kanë treguar se mund t’u krijojnë vështirësi të mëdhave.

 

Në Laç, vendasit presin Egnatian. Të dy skuadrat, megjithëse luajnë në nivele të ndryshme, kanë qenë aktive në merkato dhe kanë ndërtuar skuadra kompetitive në ligat përkatëse. Padyshim favoritë kurbinasit, që Kupën e kanë çdo vit objektiv.

Duel mjaft interesant edhe ai mes Teutës dhe Kastriotit të sapongjitur në Superiore. Krutanët janë në formë dhe këtë e treguan edhe dje në barazimin 1-1 me Laçin dhe javën e shkuar në fitoren 2-1 me Partizanin.

 

Në stadiumin “Adush Muca” të Ballshit, Bylisi pret Dinamon. Kjo e fundit ka qëllim të ngjitet në Superiore më shumë se të shkojë larg në Kupë, gjithsesi kjo nuk e shtyn të japë maksimumin të enjten. Në grupin B Kukësi pret Besën. Verilindorët do duan të zbrazin gjithë mllefin e dy humbjeve të para në Superiore.

Skënderbeu pret Pogradecin në Korçë në një ndeshje që mund ta quajmë “derbi”. Partizanin luan si pritës ndaj Apolonisë së Fierit. Ndeshja e fundit është mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Çerekfinalistët do të vendosen në ndeshje teke dhe të gjitha ndeshjet luhen në orën 13:30.  /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!