Një skenë si nëpër filma është regjistruar mbrëmjen e sotme në Halkidiki. Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të Nikitit.
Një automjet ku po udhëtonin disa persona i bllokoi rrugën një tjetri ku po udhëtonte vetëm një person.
Autorët dolën nga makina dhe filluan ta rrahin atë, ndërsa dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna, megjithatë nuk pati të lënduar.
Forcat e policisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe tashmë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. m.v/abcnews.al