Skënderbeu pranon ofertën, Otto John prezantohet në Kosovë

schedule12:29 - 8 Janar, 2020

schedule 12:29 - 8 Janar, 2020

Pas shumë bisedimeve të vështira, gjithçka është mbyllur me sukses: Oto John është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Prishtinës. Sulmuesi nigerian rikthehet pas dy vitesh në IPKO Superliga e Kosovës.

Klubi i Prishtinës zyrtarizoi pak çaste më parë firmën me sulmuesin nigerian, i cili do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin kryeqytetas. Në faqen e tyre zyrtare në Twitter, Prishtina njoftoi:

“Mirë se vjen Oto John! Shpresojmë të shohim Oto-n e para dy vitesh. Pas shumë bisedave aspak të lehta, FC Prishtina ka bindur sulmuesin nga Nigeria, Oto John, që t’i bashkohet skuadrës sonë në këtë afat kalimtar”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!