Skënderbeu përgatitet për sfidën ndaj Dinamos së Kievit

schedule12:29 - 22 Nëntor, 2017

schedule 12:29 - 22 Nëntor, 2017

Skënderbeu ka disa dilema në prag të ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Dinamos së Kievit. Trajneri Daja ende nuk ka vendosur për skemën që do të përdorë në “Elbasan Arena”

Koha është për fitoren e parë.

Skënderbeu luan këtë të enjte përballjen e fundit në shtëpi, në fazën e grupeve të Ligën së Europës, dhe realisht ka shansin e fundit për të marrë tri pikët në këtë kompeticion.

Me dy barazime në “Elbasan Arena”, dhe me dy humbje jashtë, trajneri Daja e di se prej ekipit të tij kërkohet një sforco e fundit, më e madhe se të tjerat.

Padyshim, ai po e përgatit skuadrën për këtë qëllim, ndërsa lajmet nga infermieria janë të mira.

Mesfushori kryesor, Sabien Lilaj, është I gatshëm pas dëmtimit që pësoi me kombëtaren, dhe pritet ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë.

Dilema kryesore e Dajës, ndërkaq, është prania ose jo në formacion e mbrojtësit Jashanica.

Nëse shqiptari I Kosovës do ta ketë të pamundur, atëherë trajneri mund të aktivizojë Osmanin në qendër të mbrojtjes, në krah të kroatit Radash.

Kjo do të ndryshojë skemën e mesfushës.

Në të kundërt, nëse Jashanica I përgjigjet apelit, atëherë Osmani do të jetë në rolin që preferohet nga Daja, atë të lojtarit përpara mbrojtjes.

Ai që jep garanci, të paktën përsa I përket formacionit dhe skemave, është sulmi.

Skënderbeu do të ketë gati treshen Soue, Xhejms e Gavazaj, ku i pari do të jetë qendërsulmues, ndërsa dy të tjerët do të luajnë në krahë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!