Skënderbeu mund Egnatian/ Superliga, ekipi i vendit të fundit kalon kryesuesit

schedule13:16 - 23 Shkurt, 2025

schedule 13:16 - 23 Shkurt, 2025

Sa më shumë afron fundi, aq më fort luftohet për mbijetesë.

Skënderbeu, edhe pse në vendin e fundit dhe kandidati kryesor për të rënë nga Superliga, arriti të realizojë diçka që mund të quhet mrekulli.

Mundi 1-0 kampionen dhe kryesuesen e kampionatit, Egnatian.

Suksesi, falë golit të minutës së 60-të nga Ardit Nikaj me penallti siguroi tri pikët dhe bëri që skuadra korçare të jetë 4 pikë nga zona që të siguron të paktën plej autin.

E habitshme që Egnatia këtë herë sikur nuk ishte vetvetja, dhe sikur nuk kishte shkuar në Korçë për të luajtur futboll, ndërsa në 9 ndeshjet e fundit pati vetëm fitore e madhe bindëse ndaj ekipeve si Tirana apo Partizani.

Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka pati nevojë për dy penallti të akorduara me VAR për të arritur fitoren, ndërsa tekniku tiranas bën thirrje për të besuar.

Garë mbijetese edhe mes dy ekipeve që shpesh kanë bërë duel për titull apo për Europën.

Teuta fitoi 2-1 në Durrës ndaj Tiranës, duke bërë rokadë në renditje.

Kryeqytetasit kaluan të parët në epërsi falë Jarmunit që në 13’, Simeu barazoi katër minuta më vonë.

Suksesi u sigurua në 87’ me penallti nga Matias Lloci.

Teuta ka tani 27 pikë në vendin e tretë nga fundi, ndërsa tiranasit janë të parafundit me 26./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!