Ilir Daja i dha fund bashkëpunimit me Skënderbeun dhe mori drejtimin e Partizanit. Klubi korçar nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur pasardhësin e 53-vjeçarit.
Ai është Julian Ahmataj, i cili provoi një aventurë të shkurtër në pankinën e Tiranës sezonin e kaluar. 41-vjeçari ka arritur akordin me presidentin Takaj dhe Supersport raporton se do të nisë punën me ekipin e ri javën e ardhshme.
Ahmataj është gati për aventurën e radhës, teksa Skënderbeu pritet të përforcohet. Deri tani ka pasur merkato në dalje dhe emra si Bregu, Dita, Koliçi dhe Elezi janë larguar. /abcnews.al