Skënderbeu me moral nga Superkupa

schedule11:45 - 17 Gusht, 2018

schedule 11:45 - 17 Gusht, 2018

Skënderbeu nuk ndihet inferior ndaj Partizanit edhe pas largimit të shumë titullarëve. Trajneri Orges Shehi flet për ndeshjen e sotme, dhe tregon se përse beson tek skuadra e tij.

Sezoni u nis me trofe. Nuk mund të ketë më mirë se kaq për një skuadër, aq më shumë kur ajo është kampionia dhe fituesja e Kupës në fuqi, si Skënderbeu. Korçarët presin Partizanin në fushën e tyre, sot në orën 19:45, në sfidën që do të shënojë nisjen e Superligës, dhe morali është i lartë. Trajneri Orges Shehi flet me besim.

Orges Shehi, trajner i Skënderbeut: “Çdo klub dhe çdo skuadër ka objektivat e veta. Ne kemi objektivat tona. Sigurisht që është një përballje midis dy rivalëve, përballje e frotë. Shorti na e vuri që javen e parë përpara. Ne jemi të bindur që kemi përballë një skuadër rivale dhe do të bëjmë maksimumin që të marrim maksimumin në ndeshje.”

Përse Skënderbeu mendon se do të jetë pretendent, edhe pas largimit të shumë lojtarëve?

“Një nga armët tona më të forta është mentaliteti, të stërviturit, të punuarit, të të qenurit grup, ruajtja e boshtit. Kemi lojtarë me shumë përvojë bbrenda, me shumë cilësi, lojtarë që kanë shumë përvojë brenda siç u tregua edhe para një jave, që edhe lojtarë që kanë shumë tituj kanë akoma uri për të fituar he ato lojtarë do ta udhëheqin skuadrën e do ta marrin për dore.”

Përsa i përket ndeshjes me Partizanin, nuk është përcaktuar ende formacioni, por Shehi do të mbështetet kryesisht tek lojtarët e Superkupës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!