“Skënderbeu kishte më shumë nivel”, Ndreu: Në tratativa për Dajën, e mbajmë Plakun

schedule16:08 - 9 Janar, 2021

schedule 16:08 - 9 Janar, 2021

Kastrioti mund ta humbiste ndeshjen e sotme me Skënderbeun, por një gol në sekondat e fundit shmangu humbjen për skuadrën e Rmadan Ndreut. Pas ndeshjes trajneri foli për Supersport dhe qau mungesat e shumta dhe limitet e skuadrës së tij.

“Dy ndeshjet e fundit kishim tre mungesa në mbrojtje. Sot nuk ishin gjashtë lojtarë formacioni, por jam i kënaqur me golin e shënuar në fund. Në pjesën e parë ishim mirë dhe e kishim në kontroll. Ishim të ngadaltë, por ishim të kujdesshëm në mbrojtje.

Terreni i rrëshqitshëm na vuri në vështirësi. Renditja na jep komoditet, presim rikthimin e skuadrave. Në merkato presim një mesfushor dhe një qendërmbrojtës. Në futboll nuk duhet vetëm grinte, por edhe nivel. Sot kishim vetëm grinte. Kemi vetëm dy tre lojtarë me nivel dhe mungesa e tyre na dëmtoi shumë. Me rikthimin e tyre do kthehemi te rezultatet.

Një skuadër kërkon organikë të plotësuar, duhet 18 lojtarë të të njëjtit nivel. Jemi ndërtuar me vonesë dhe pandemia na ka bërë të kemi shumë mungesa për shkak të ndeshjeve të ngjeshura. Kam deklaruar shpesh pas rezultateve të mira në ndeshjet e para se objektivi ynë është qëndrimi në Superligë.

Ne do ishim në krye nëse do fitonim gjithmonë. Jemi skuadër e ndërtuar rishtazi dhe vazhdimësia nuk sigurohet kaq shpejt. Duhet të jemi më të thjeshtë në lojën tonë. Mosha e re dhe mungesa e eksperiecës na bën të lëmë hapësira mbrapa. Administrimi i lojës në momentin që ti nuk ke nivel duhet të tregohesh pragmatist dhe të fitosh me zgjuarsi, këtë ne nuk e kemi akoma.

Skënderbeu ishte pak më me nivel se ne sot. Jemi në bisedime me Asion Dajën, kemi bërë disa takime dhe nëse arrijmë marrëveshje me Teutën, do të më zgjidhte shumë mirë pozicionin para mbrojtjes. Me Plakun jemi në bisedime, ai ka disa pakënaqësi sepse ka luajtur pak dhe besoj se do e arrijmë një marrëveshje”, u shpreh Ndreu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!