“Skënderbeu familja ime, faleminderit Korçë”, Bozhiqi ikën i emocionuar

schedule18:57 - 12 Gusht, 2020

schedule 18:57 - 12 Gusht, 2020

Ilir Bozhiqi është larguar nga Skënderbeu dhe do të jetë pjesë e stafit të Ilir Dajës, te Partizani. Trajneri i mirënjohur i portierëve nuk mund të mos përshëndetet me korçarët: klubin, futbollistët, trajnerët me të cilët ka punuar dhe sigurisht tifozët e qytetarët e Korçës.

“Nuk mendoja se do të iknin kaq shpejt 8 vite të mbushura plot emocion. Skënderbeu u bë familja ime profesionale, në të cilën përjetova krenarinë e arritjeve dhe suksesit.

Dua t’ju falënderoj me zemër për bashkëpunimin që patëm, presidentin Ardjan Takaj, të gjithë kolegët e mi trajnerë, lojtarët pa përjashtim, stafin e palodhur jashtë fushe si dhe portierët, të cilët më kanë bërë krenarë me talentin dhe arritjet e tyre!

Padyshim nuk mund të rri pa falënderuar dhe mikpritjen korçare, për dashurinë që na falën pa kushte me tifozerinë e zjarrtë dhe praninë kaq të nevojshme të tyre në stadiume. Ju uroj suksese dhe dëshiroj t’ju shoh lart e më lart! Mirë u takofshim”, shkruan Bozhiqi në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!