TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi thotë se suksesi i një proteste nuk përcaktohet nga skenarët, por nga pjesëmarrja e njerëzve.
Përballë gazetares Viol Xhafaj, Minxhozi u shpreh në studion “News Line” se kur qeveria shqiptare shikon pjesëmarrje aq të vogël të njerëzve në protestën e PD, ajo vijon e pashqetësuar planin e saj në drejtimin e vendit.
“Protesta përcaktohet nga pjesëmarrja dhe jo nga skenarët. Problemi është se sa persona ke nga mbrapa. Protesta është një fraksion përfaqësimi. PD i ka çarë fitoret e veta me një prezencë ta madhe mbështetësish, kryesisht në qendër të Tiranës sepse aty luhet teatri politik. Nëse nuk ke njerëz në protestë, efekti është i vogël. Kur qeveria shikon që nuk mblidhen 100 mijë persona si pretendohet poshtë zyrës, por rreth 6 mijë njerëz, qeveria nuk lëviz nga pozicionin e saj”, tha ai.
Sali Berisha ka thirrur një tjetër protestë kombëtare më 3 mars, ditë në të cilën Gjykata e Apelit do të vendosë për fatin e vulës dhe firmës së Partisë Demokratike. I pyetur nëse kjo lëvizje mund të konsiderohet një presion për sistemin e drejtësisë, Minxhozi bëri këtë koment: “Janë duke thënë një gjë dhe duke bërë një tjetër. Unë nuk mendoj se PD bën gabim që proteston më 3 mars, mendoj se bëri gabim që protestoi për Mc Gonigal. Kanë kthyer kokën nga mbrapa dhe atë fat meritojnë të kenë”, tha ai.
Ai theksoi se përplasje në Partinë Demokratike nuk është çështje numrash apo pjesëmarrje, por ngërçi i tyre është ligjor dhe si i tillë për Minxhozin duhet të marrë zgjidhje përmes “çekiçit” të drejtësisë dhe jo akteve të tjera.
“Berisha ka marrë përsipër të bëjë rolin e lokomotivës dhe këtu ndahemi përballë një bllokadë të tipi ligjor dhe nuk është përplasje numrash, por përplasje nenesh dhe si e tillë vendoset në tryezën e ligjeve, Aalibeaj, ai sheh, dhe ky është mendimi im dhe sheh se Berisha ka dështuar në përballjen me Ramën dhe për unifikimin e demokratëve. Në PD ka ende njerëz që mendojë se Berisha nuk ka vend në krye të PD. Berisha ka dështuar në unifikimin e partisë. Enkelejd Alibeaj nuk humbet aq sa humbet Berisha. Nuk është ajo moshë, ajo karrierë, nuk është treni i fundit që të kalon te këmbët, Berisha po luan betejën e tij finale. I kanë të gjithë rrethanat për të qenë më të qetë”, theksoi ai./n.m. abcnews.al