Skënder Gega nuk ra dakord para pak ditësh të drejtonte Al Ramtha në Jordani, ndërkohë që së fundmi emri i ka dalë si opsion për të pasuar Julian Ahmatajn. Ky i fundit rrezikon vendin e punës te Tirana pas humbjes me Kukësin.
Gega u mendua si opsion dhe sigurisht ai i ka lexuar ato që kanë shkruar mediat. Reagimi i tij ka ardhur përmes një fotoje të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, ku njofton se po fluturon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pranimi i një oferte nga Tirana, pikërisht para derbit me Partizanin, sigurisht që do të pritej mirë nga tifozët e kuq, të cilët një vit më parë përjetuan emocionet fantastike të fitimit të titullit me Gegën si trajner i “demave të kuq”. /abcnews.al