Skenat e arrestimit të Metës/ Meçe në “Real Story”: Aty s’kishte asnjë forcë, shteti s’njeh më as padrino, as grup kriminal

schedule21:02 - 23 Tetor, 2024

schedule 21:02 - 23 Tetor, 2024

TIRANË- Analisti Arben Meçe, komentoi në studion e emisionit “Real Story” pamjet e arrestimit të Ilir Metës mesditën e së hënës, në hyrje të kryeqytetit teksa po kthehej nga Kosova.

Ai tha se Ilir Meta nuk është marrë me forcë, ndërsa shtoi se aty qytetarët panë shtetin dhe ligjin.

“Nuk është marrë me forcë Ilir Meta, aty u tregua që shteti është mbi Ilir Meta, aty u tregua se shteti është mbi strukturën kriminale, aty populli shqiptar pa shtetin dhe ne këtë duhet të shohim, triumfoi shteti përfundimisht. Shteti nuk njeh më as padrino, as grup kriminal, as këtë strukturë, që po shkërmoqet tashmë”, ta ai./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!