Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Skenari i luftës tokësore, i pamundur”, Krisafi: SHBA synon kontrollin e ishullit Kharg, kalon 90 për qind e naftës iraniane

schedule21:29 - 19 Mars, 2026

schedule 21:29 - 19 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi vlerëson se një luftë tokësore kundër Iranit nuk është një skenar i mundshëm, për shkak të territorit të madh dhe kompleksitetit ushtarak të vendit.

Sipas tij, zhvillimet më të mundshme lidhen me përpjekjet për kontrollin e Ngushtica e Hormuzit, ku cilëson gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund të synojnë gjithashtu marrjen nën kontroll të ishullit Kharg, nga ku kalon rreth 90 për qind e eksporteve të naftës iraniane. Një tjetër skenar, sipas Krisafit, është ndërhyrja për të siguruar ose neutralizuar uraniumin e pasuruar.

“Një luftë tokësore nuk do ndodhë sepse Irani ka sipërfaqe shumë të madhe. Do ketë një përpjekje për të marrë nën kontroll Hormuzin, SHBA mund të marrë në kontroll ishullin Kharg, ku kalon 90 për qind e naftës së Iranit. Është një ishull i vogël ku fortifikimet janë shkatërruar.



Opsioni tjetër është marrja e uraniumit të pasuruar, ku analistë të tjerë thonë se duhen 1 mijë ushtarë për të marrë uraniumin. Struktura supozohet të jetë shkatërruar vitin e kaluar dhe çfarë mbeti u shkatërrua tani. Supozohet të ketë rreth 400 kg uranium të pasuruar, që duhet shkatërruar aty ku është.

Për të marrë këtë uranium duhen mbi 1 mijë forca speciale. Kjo forcë speciale amerikane mund të përdoret për këtë. Nuk jemi para një rënie të regjimit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!