Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skenari i fundit për Dembele, kampionët e Europës e duan në huazim

schedule21:34 - 3 Qershor, 2020

schedule 21:34 - 3 Qershor, 2020

Klubi i Liverpool mesa duket po përgatitet të bëjë një surprizë në merkato. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, ka një nga treshet më të forta të sulmit në botë, me Roberto Firminon, Mohamad Salah dhe Sadio Manen, lojtarë që çdo trajner do t’i dëshironte në ekipin e tij.

Megjithatë, kampionët e Europës po monitorojnë me kujdes situatën e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele. Sipas raportimit të gazetarit Gianluca Di Marzio, Liverpool po përpiqet ta huazojë francezin nga katalanasit.

Italiani thekson se Klopp kërkon një emër potencial për të zëvëndësuar një nga sulmuesit e tij dhe kampioni i Botës me Francën është në podium për t’u transferuar në Premier League. Gjithsesi, më shumë do të mësojmë në ditët në vijim, ku do të shikojmë nëse Liverpool do të bëjë një ofertë zyrtare drejt Barcelonës apo jo… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!