Teksa kanë kaluar afro një muaj nga zgjedhjet në Kosovë, kanë nisur të hipotetizohen skenarët për qeverinë e re të vendit.
Betim Gjoshi nga PDK, i ftuar në ‘Ballkan Update’ u shpreh se në Kosovë ka një kulturë ku pranohen rezultatet zgjedhore. Sipas tij, partia PDK nuk vendos ‘vija të kuqe’ dhe se janë të gatshëm të kontribuojnë për qeverinë e re të Kosovës.
“Kanë votuar mbi 80 % e qytetarëve rezident, rreth 877 mijë. Partia në pushtet ka qenë e interesuar të shtyjë kohë e procesit zgjedhor, kanë vijuar të kenë ankesa. Kosova vijon të mbetet një vend që ofron zgjedhje të mira. Në Kosovë është ndërtuar një kulturë ku pranohen rezultatet zgjedhore.
Kemi një kornizë ligjore që ai që del i pari ndërton organet. Ne si PDK kemi shprehur gatishmërinë tonë të kontribuojmë dhe kemi qenë të parët që kemi bërë të qartë që nuk do të jemi pjesë e një bashkëpunimi me Kurtin. Ne respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ne si parti e kemi kulturë që gjatë zgjedhjeve nuk vëmë ‘vija të kuqe’ për partitë shqiptare. Kandidati ynë është i duhuri për të ndërtuar një qeveri të mirë që të jetë në krye të detyrës.”
/ abcnews.al

