Skenarët pas rrëzimit të Brexit

schedule11:38 - 16 Janar, 2019

schedule 11:38 - 16 Janar, 2019

Jo vetëm mediat britanike, por dhe to ndërkombëtare japin skenaret e mundshme të asaj që do të ndodhë në Britaninë e Madhe pasi parlamenti britanik rrëzoi marrëveshjen e arritur mes kryeministres Mej dhe Bruksel për daljen e vendit nga Bashkimi Europian.

Rihapet loja për Brexit, marrëveshja për divorcin nga Bashkimi Europian e arritur në nëntor ttë 2018-s nga Theresa May me Brukselin, u rrëzua nga dhoma e përbashkët britanike me 432 vota kundër, dhe 202 pro. Ndërsa ishin 118 konservatorët që vouan kundër kryeministres. Gjatë ditës do të votohet dhe për mocionin e votëbesimit të prezantuar nga Jeremy Corbin, i cili e konsideroi si një humbje shkatërruese për qeverinë e May këtë votim.

Brexit është sërish në pikën e nisjes, mes hipotezave është dhe shtyrja përtej datës 29 Mars, një krizë në qeveri dhe zgjedhje të parakohshme. Por dhe një divorc pa marrëveshje apo referendum i dytë. Kryenegociatori i Brukselit për Brexit, Michel Barnier tha se Bashkimi Europian mbetet i bashkuar dhe i vendosur për të arritur një marrëveshje me Britaninë e Madhe.

Ndërsa anëtari i komitetit të parlamentit europian për Brexit, Gaj Verhofstad, me anë të një mesazhi në Twitter u shpreh se parlamenti britanik tha atë që nik donte. Por tashmë është momenti që të zbulohet se cfarë duan deputetët britanikë. Ndërkohë, theksoi ai, duhet të mbrohen të drejtat e qytetarëve. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, theksoi se nëse një marrëveshje nuk është e mundur dhe askush nuk pranon që të mos ketë fare marrëveshje, atëherë duhet të dalë dikush që të thotë se cila është zgjidhja e duhur.

Por Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claud Juncker është i bindur se nuk do të ketë marrëveshje. Ai tha se me dështimin e miratimit të marrëveshjes aktuale, rritet mundësia e një daljeje të parregullt të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Ai më tej i kërkoi Mbretërisë së Bashkuar që të qartësojë sa më parë qëndrimin e Londrës.

“Votimi i Londrës për Brexit, është një lajm i keq dhe në qendër të vëmendjes janë 3 milion e 600 mijë qytetarët europianë në Mbretërinë e Bashkuar dhe britanikët që jetojnë në BE”.

Është ky mesazhi i presidentit të parlamentit europian Antonio Tajani i cili shtoi se të gjithë kanë nevojë për siguri.  Analistët në Britaninë e Madhe shprehen se qeveria konservatore e Mej mund të mbijetojë ndaj mocionit të votëbesimit të prezantuar nga lideri i laburistëve në opozitë, Jeremy Corbin. Kjo sepse sipas tyre janë të paktë ata që janë gati për zgjedhje të parakohshme./abcnews.al