Skenarët e radhës: Tre data për Serie A, GDS publikon planin e fundit

schedule11:34 - 8 Prill, 2020

schedule 11:34 - 8 Prill, 2020

Serie A po mendon të zbresë në fushë, fillimisht për të nisur stërvitjet. Seancat e para do të jenë grupe-grupe, duke shmangur kontaktet dhe më pas do të punohet normalisht, në grup. Gazzetta dello Sport shkruan se klubet italiane mund t’i nisin përgatitjet më 4 maj, ndërkohë që janë tre data kur mund të rifillojë kampionati.

Opsioni më i mirë është 24 maji dhe shpresohet që situata të përmirësohet në vendin fqinj gjatë kësaj periudhe. Nëse nuk ndodh, atëherë është programuar të niset me 31 maj, ose 7 qershor. Sigurisht gjithmonë duke u këshilluar me autoritetet, pasi nuk mund të rrezikohet që ndonjë tjetër futbollist të preket me COVID-19.

Plani është që kampionati të mbyllet për 6 javë e gjysmë, çka do të thotë se do të luhet çdo mesjavë për t’i mbyllur 13 javët e mbetura të kampionatit. Me llogaritë e bëra, deri në mesin e korrikut kampionati do ketë mbaruar, duke respektuar kështu edhe sugjerimin e UEFA-s, që është shprehur se deri më 3 gusht garat kudo në Europë të kenë përfunduar. /abcnews.al