Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Skenar që përsëritet prej 3 shekujsh”, numerologu bën parashikimin e frikshëm: Ç’do ndodhë pas 100 vitesh

schedule10:55 - 5 Janar, 2021

schedule 10:55 - 5 Janar, 2021

Numerologu Jofiel Koço në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” bëri parashikimin e frikshëm se një ngjarje e tillë si pandemia do të prekë botën në vitin 2121. Ai shpjegoi dhe arsyet që sipas tij tregojnë se një skenar i tillë do në ndodhë pas 100 vitesh.

Ka përafërsisht tre shekuj që kur përsëriten numrat binjakë ndodhin evente të mëdha në botë. Ka nisur me vitin 1717, 1818, ka vazhduar përsëri me 1919 dhe tani me 2020. Është e sigurt se do të kemi të njëjtin skenar dhe në 2121, do ketë ngjarje globale me skenare, një virus që infekton globalisht njerëzimin. Kemi të njëjtin skenar që përsëritet çdo 100 vjet. Lind pyetja mos ka një prapaskenë?

Prapaskena okulte është që e vetmja gjë që na çon të mendojmë është se ekziston një cikël 100-vjeçar mes Sirius A dhe B. Këto dy yje kalojnë një një lloj cikli orbital që ndodh njëherë në 100 vjet. Ka dhe një event në Kishën Katolike ku në 100 vjet hapet një portë që ka të bëjë me një cikël kozmik. Por gjithashtu kemi dhe festa të kalendarëve fetarë ose të popujve të ndryshme që lidhen me Jubileun.

Pra këto na bëjnë të mendojmë se dhe pas 100 vjetësh do të kemi të njëjtin skenar. Dhe kjo lidhet gjithashtu dhe me numerologjinë, në një botë gjithmonë e më pak biologjike dhe më shumë dixhitale, numrat do të kenë gjithmonë dhe më shumë rëndësi në jetën e njerëzve.”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!