Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar të ashtuquajturën krizë humanitare në veri një skenar primitiv të Beogradit. Duke reaguar ndaj situatës, Haradinaj ka shprehur bindjen se ky skenar do të dështojë.
Kanë vazhduar të jenë të mbyllura edhe sot, marketet, furrat e të gjitha shërbimet hoteliere në katër komunat veriore të Kosovës. Ndërkohë ekipet mobile të qeverisë së Kosovës kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në këto katër komuna.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me këtë veprim të qeverisë i ka njoftuar sot ambasadorët e shteteve të QUNTIT-it. Ndërsa këtë skenar të Serbisë e quan primitiv.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “Është një skenar tepër primitiv i shekullit të kaluar. Vuçiç është ideator dhe zbatues i skenarit. Ai dëshirton me këtë improvizim të destabilizoj veriun. E kam lutur që të mos vazhdoj me ketë skenar”.
Ndryshe nga katër komunat veriore, në Gracanicë vendbanim serb, rreth 15 kilometra larg Prishtinës, nuk vërehet të ketë krizë humanitare. Pronarët e marketeve ndonëse jo para kamerave thonë se nuk u mungon asnjë produkt.
A ka produkte ushqimore serbe në Gracanicë? Po. Nuk ka krizë humanitare këtu? Jo ende.
Produkte serbe? Kemi. Kemi ushqime se vet prodhojmë. A e din kush e prodhon krizën humanitare, politika.
Ndërsa lokalet dhe të gjitha marketet ishin të hapura dhe gjithçka funksiononte normalisht. /ABC News Albania 24/7