Skena kaosi në Luksemburg, shkak bëhet një dron i futur në fushë

schedule21:47 - 3 Tetor, 2019

schedule 21:47 - 3 Tetor, 2019

Ndeshja mes Dudelange dhe Qarabag është ndërprerë, për shkak të trazirave të shkaktuara nga një dron i futur në stadium. Kur miqtë nga Azerbajxhani po udhëhiqnin me rezultatin 0-2, një dron me flamurin e Armenisë të varur është futur në stadium, mbi fushën e lojës.

Lojtarët e Qarabag e humbën totalisht toruan dhe vrapuan për ta kapur. Lojtarët e Dudelange u përplasën kundër tyre dhe kaosi “pushtoi” gjithë fushën e lojës. I njëjti rast ka ndodhur dhe mes kombëtares tonë kuqezi dhe Serbisë, disa vite më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!