“Skena është shtëpia ime”, Ermonela Jaho në Pas Mesnatë: Jam mësuese shumë e rreptë e vetes time

schedule09:55 - 19 Shtator, 2025

schedule 09:55 - 19 Shtator, 2025

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, vjen në një rrëfim për jetën e saj në Pas Mesnatë me Leontina Nikën, në ABC News.

Jaho thotë se skena për të është shtëpia e saj, ku kalon pjesën më të madhe të kohës.

“Skena është shtëpia ime, mund të them e para në këtë moment qe ndodhem dhe shumicën e kohës e kaloj në skenë, në skenat e botës dhe shpenzoj më shumë kohë në teatër se sa në shtëpi. Ndihem e qetë në ambjentin tim dhe zgjohem nga role të ndryshme, jetë të ndryshmë. Rijetoj jetë të ndryshme në skenë”, thotë ajo, ndërsa thotë se edhe pas mesnata shpesh e gjen në skenë.

“Pas Mesnata, fillon ajo dita tjetër. Ku unë mund të bëj një lloj provimi, apo korrigjimi të asaj performance që kam mbaruar në pas mesnatë dhe nuk mbyll sytë. Aty nis dita ime normale, nis si një mësuese shumë e rreptë e vetes time. Është edhe boshkllëku që të lë pas shfaqes. Është një rikuperim energjie që kapem me gabime apo gjëra të vogla. E mira nuk ka asnjëherë fund, është një lloj sfide që unë e kam me veten time”, thekson Jaho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!