Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“S’kemi ardhur të dëgjojmë ty”, Artan Hoxha nxehet me Mark Markun, hedh shkopin: T’ju vijë turp

schedule09:48 - 11 Janar, 2022

schedule 09:48 - 11 Janar, 2022

Diskutimi për protestën mes demokratëve në selinë e Partisë Demokratike shkaktoi debat mes analistit dhe ish-deputetit demokrat Mark Marku dhe gazetarit Artan Hoxha.

Ky i fundit po tregonte dinamikën e protestës kur ka ndërhyrë Mark Marku dhe ka kërkuar që të flasë në studion e emisionit “Opinion”.

Artan Hoxha: Nuk u zhgënjeva nga kjo që bëhej, e di që kjo është taktika që vepron gjithmonë Berisha. Zhgënjimi ishte nga Basha. Në protesta të tilla, Berisha është njeriu i aksionit. Basha mund ta shmangte këtë gjë duke dalë nga selia.



Mark Marku: A mundet pak?

Artan Hoxha: Jo 1 minutë… Një fjali të fundit kam, e mbylla.

Mark Marku: S’kemi ardhur të të dëgjojmë ty se të kishim dëgjuar në shtëpi ne. E paska fajin Basha që sulmojnë ata.

Artan Hoxha: Jo nuk e thashë atë gjë.

Mark Marku: Ju po thoni sikur ata po hanin byrek aty dhe doli Basha dhe i sulmoi.

Artan Hoxha: Mark po më dëgjove thashë tjetër gjë.

Mark Marku: Mos u tallni tani. Ju po harroni gjënë kryesore.

Blendi Fevziu: E doni Hoxhën këtu?

Mark Marku: Jo jo s’ka kuptim kështu se është turp.

Artan Hoxha: O Mark, turp është ajo që i çoni demokratët në këtë derexhe. Ky është turp, dhe t’ju vijë turp që i keni çuar kështu. Që i merrni bishta kazme dhe qëllojnë njëri-tjetrin. Opozita e Shqipërisë dhe del ai me qese domate Kryeministri. Ky është turp dhe duhet t’ju vijë turp që i keni katandisur kështu. Turp është ky që i keni bërë Shqipërisë dhe demokratëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!