Skemë ndihmëse për fermerët/ Korçë, ndryshojnë kushtet e aplikimeve, mundësi përfitimi për të gjithë

schedule15:09 - 15 Tetor, 2024

schedule 15:09 - 15 Tetor, 2024

Fermerët që nuk mundën të aplikonin në skemën e parë mbështetëse për shkak të kritereve, kanë një mundësi te re.

Në qytetin e Korçës ka nisur zbatimi i skemës së mbështetjes edhe për ata fermerë që kanë në posedim një sipërfaqe të vogël apo numër të ulët bagëtish.

Kjo skemë do të mbështesë fermerët deri në 50 për qind të financimit. Më të preferuar mbeten aplikimet për ndërtimin e rrjetave mbrojtëse nga breshëri në bujqësi dhe në ndërtimin  e stabilimenteve në blegtori.

Aplikimet në këtë skemë gjithëpërfshirëse do jenë të hapura deri në fund të muajit nëntor./abcnews.al