Skemë mashtrimi me TVSH-në, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë, i dënuar me 4 vite burg

schedule09:29 - 8 Maj, 2022

schedule 09:29 - 8 Maj, 2022

Sotiraq Beçi (Beci), 38 vjeç është arrestuar në Tiranë për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

38 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema” pasi ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Ky person është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!