‘Skema mashtruese Phishing imiton logon e institucioneve’/ Tashi: Mashtrimi më i zakonshëm me klientët, aplikimet për llotarinë

schedule20:57 - 28 Mars, 2025

schedule 20:57 - 28 Mars, 2025

Ekspert i çështjeve të sigurisë, Roland Tashi u shpreh se dy shtylla kryesore të mashtrimit kanë të bëjnë me pjesën inxhinierike dhe atë njerëzore. Më tej Tashi tregoi skemën më të zakonshme të mashtrimit që ka të bëjë me llotarinë amerikane. Kjo skemë detyron ‘klientin’ të depozitojë 200 dollarë dhe në këtë moment zhduken.

“Janë dy shtylla ku mashtrimi orientohet, në pjesën inxhinierike për të përfituar të ardhura dhe në pjesën njerëzore. Ky fenomen quhet phishing, tentohet të mbeten subjekte, kompani të painformuar. Ndërtohen faqe të ngjashme me të të bankës dhe orientohen bankat të aplikojnë, ata që janë të painformuar futen në faqet e rreme dhe më pas kuptohet, faqja mbyllet dhe klienti largohet.

Dhe më pas pasi ke hedh të dhënat fillon shkarkimi i të dhënave. Kur individët nisën të merren me llotaritë, aplikojnë në zyra jo të licensuara. Mashtrimi merr telefonatat dhe emailet e tyre që kanë aplikuar dhe i telefonojnë dhe i thonë që ju keni kaluar fazën e parë, për të shkuar në fazën e dytë duhet të depozitosh 200 dollarë, që të mos vini në zyrat tona mund të aplikoni. Kjo skenë është futur edhe në banka.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!