Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skema kombëtare e bujqësisë/ Kuçi: Aplikimet nisin në 14 prill përmes E-Albania, prioritet grupimet e fermerëve. Ja risitë në masat mbështetëse

schedule14:28 - 9 Prill, 2025

schedule 14:28 - 9 Prill, 2025

Aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë do të hapen në datë 14 prill, ndërkohë drejtoresha e përgjithshme e AZHBR Ardita Kuçi tha se aplikimi do të bëhet përmes E Albania dhe se ekspertët nëpër zyrat e vendit do të mundësojnë asistencë në aplikim.

“Në datën 14 prill në orën 8 hapet sistemi në E albania dhe u jep mundësinë të gjithë fermerëve që të aplikojnë. Ne kemi ndërmarrë hapat me instancat përkatëse që tu japim asistencën e nevojshme fermerëve. Gjithcka funksionon përmes sistemeve dhe cdo vit në zyrat tona kemi në dispozicion ekspertë që mundësojnë aplikimin.”

Më tej, drejtoresha u ndal edhe te masat në skemën e bujqësisë të cilat do të jenë gjithsej 8 masa me rinovime nga viti i kaluar.

“Masat mbështetëse janë në total 8. Masa e parë është për gjedhin e matrikulluar, ku kemi përfshirë subvencionin e drejtpërdrejtë për vicat, 500 leke. Këtë vit kemi shtuar edhe vicat dhe një fermerë që ka pasur vjet 9 krerë dhe nuk aplikonte dot, ne u mundësojmë të kenë më shumë mundësi për aplikim.

Masa e dytë është për të imëtat, 1200 lekë për 100 krerë minimumi. U japim prioritet grupimeve të fermerëve, nëse grupohen do të përfitojnë të parët dhe 100 për qind të vlerës. E treta është mbarështrimi i blegtorisë. Fermerët që përdorin mbrojtjen biologjike, do të paguhen 30 mijë lekë për dynym. Fermeri mund të aplikojë ose për sera, ose vecmas për mbrojtjen biologjike ose për të dyja. Masa e pestë është për bimët mjekësore dhe aromatike. Nisur nga aplikimet e vitit të shkuar, kishim 67 100 fermerë përfitues të skemave direkte. Këtë vit do të kemi një shtim të numrin si pasojë e masave të reja, por mbetet për tu parë. Ky është viti i parë që po i lëmë një afat më të gjatë. Aplikimet mbyllen në 30 maj. Nuk ka kriter se kush aplikon i pari, përzgjidhet i pari. Fermeret do të paguhen proporcionalisht me buxhetin në kohë.” , u shpreh Kuçi.

/ abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!