TIRANË- Në Kombinat është arrestuar një 37-vjeçar, i cili ishte dënuar me shtatë vjet burg për veprën penale “mashtrim kompjuterik”. bëhet fjalë për Denis Trungun.
Gjykata dënoi të riu me shtatë vjet heqje lirie pasi përfitoi 15 milionë lekë të reja përmes një mashtrimi kompjuterik me “pagat e luftës” gjatë pandemisë së COVID-19.
Ai ka ndërhyrë tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 “paga lufte”.
Pas arrestimit, i riu do të shlyejë dënimin me shtatë vjet burg./abcnews.al


