Gjykata e Fierit i ka lënë në burg 4 punonjësit e kompanisë “Alpetrol” të arrestuar 3 ditë më parë për shpërdorim detyre.
Punonjësit akuzohen se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol.
Në burg janë lënë: Arjan Kallashi 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol.
Selami Rustemi 54 vjeç, banues në Fier, pergjegjës për mbarëvajtjen e sepratorëve dhe pompimit.
Dilaver Idrizaj 56 vjeç, banues në Fier.
Dashamir Merkaj 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task forcës në Alpetrol.
Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit nga drejtori i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas kanë vepruar në kundërshtim me urdhrin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit. /abcnews.al