Skema e vjedhjes së naftës bruto, shoferët në polici, rrengu që bënë me pompimin e ujit

schedule09:36 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 09:36 - 8 Dhjetor, 2021

Disa persona janë shoqëruar për verifikim në policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbajtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol.

Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik. Por dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotët kanë marrë naftë bruto.

Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autobotëve janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithçka dyshohet e do të merren në pyetje personat e përfshirë në këtë proces./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!