Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skema e re e pensioneve/ Radonshiqi: Lufta kundër informalitetit, rëndësi për rritjen e kontribuesve

schedule20:53 - 10 Tetor, 2025

schedule 20:53 - 10 Tetor, 2025

Për eksperten e ekonimisë Romina Radonshiqi, lufta ndaj informalitetit duhet të bëhet në bashkëpunim mes qeverisë, biznesit dhe qytetarit. Sipas saj, nëse duam të rrisim pensionet, duhet të luftojmë tregun informal. Më tej, Radonshiqi u shpreh se duhet një reformim i tregut të punës.

“Lufta ndaj informalitetit duhet të bëhet në bashkëpunim me biznesin, qeverinë dhe qytetarin. Nëse ai që është në tregun e punës nuk e kupton tregun informal dhe nuk i bën përshtypje, nesër ai nuk do të ketë një pension në vlerën që dëshiron apo dhe të afërmit e tij do të preken nga këto abuzime.

Sfidat e qeverisë janë rritjet e pensioneve që duhet të ketë reformë në tregun e punës. Në momentin që qeveria premton rritjen e pensioneve, duhet të ketë një reform në tregun e punës. Problematikë tjetër janë të rinjtë që shkojnë jashtë vendit, sepse kemi largimin e tyre si kontribues afatgjatë, kemi dhe një largim të nivelit të intelektualëve.”

  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!