Ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj ishte e ftuar në emisionin “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, ku foli për skemën e re të pensioneve. Ekspertja u shpreh se për të pasur një skemë të qëndrueshme dhe të fortë, me rëndësi është të luftohet informaliteti, pasi mbetet ende shumë i lartë.
“Numri i kontribuesve ka ardhur në rënie por ajo që është e rëndësishme në skemën është fakti i vlerës së kontributeve direkte në këtë skemë. Nëse bëjmë një analizë të numrit të individëve në punë dhe i punonjësve të deklaruar, shohim se ky numër vjen duke u ulur, ndërkohë që kemi një numër punonjësish të padeklaruar. Kjo është pjesë e informalitetit që duhet luftuar me ngulm, nëse duam të forcojmë skemën. Informaliteti është një nga hallkat më problematike. Nëse flasim për të ardhmen dhe themi sa mund të rriten pensionet, ne jemi në fazën që grupi i punës që po bën raportin të të gjithë gjendjes së skemës së pensioneve. Është ende në proces. Nëse do të ndryshojmë një skemë, ose fusim një element të ri, e ndërtojmë për një periudhë 10-20 vjeçare. Demografia është element bazë. Nëse s’kemi këto të dhëna demografike nuk do të projektojmë një politikë për të përmirësuar skemën.”, tha ekspertja.
Si problematikë ajo përmendi edhe disbalancën mes një pensioni publik në zonat rurale dhe urbane.
“Problemi është informaliteti. Nëse duam të rregullojmë këtë skemë dhe ta bëjmë më të qëndrueshme bazohet mbi faktin se buxheti i shtetit e subvensionon diferencën mes nevojës për të paguar pensionistët dhe kontributet që do mbledhim. Lufta e qeverisë duhet të jetë në uljen në mininimun të informalitetit. E dyta, kemi me disbalancë mes një pensioni publik në zonat rurale dhe urbane. Vërtet kemi një pension thuajse 1 me 2 por kjo vjen dhe për faktin se vitet e kontributet janë më të larta në zonat urbane. Nëse duam t’i barazojmë duhet të barazojmë dhe detyrimet e kontributeve. Nga ana tjetër, ka edhe problematika të kufizuar në grupe, me individë të punësuar pas moshës së pensionit, të cilët derdhin kontribute por ligji nuk ua njeh si të drejtë që këto kontribute të llogariten.”, u shpreh Nunaj.
Si duhet të luftohet informaliteti?
“Aktualisht përvoja ose historiku në Shqipëri ka treguar se zhvillimet e aksioneve kanë dhënë rezultat të përkohshëm. Nëse duam efekte të vazhdueshme nuk duhet as një strategji, as aksion, por normë. Ti e ke detyrim të deklarosh. Mosdeklarim është informalitet, invazion fiskal. mjafton të zbatosh ligjin.“, tha ajo.