Skema e re e pensioneve/ Balluku: Ulja e informalitetit, një pikë kyçe

schedule13:08 - 29 Tetor, 2024

schedule 13:08 - 29 Tetor, 2024

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në takimin e zhvilluar për pensionet në Fier, u ndal tek skema për të luftuar informalitetin.

Gjatë fjalës së saj Balluku nënvizoi se gjatë kësaj kohë është bërë një propagandë dezinformuese, ndërsa shtoi se në takimet e zhvilluar me pensionistët janë dëgjuar të gjitha shqetësimet.

“Kam bërë takime në grupe më të vogla ka diskutuar dhe me pensionistët dhe i kam dëgjuar për çështjet që i shqetësojnë. Ajo që kam vënë re është se është bërë një propagandë dezinformuese”, tha Balluku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!