Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skema e pensioneve/ Sefa: Bonuset tejet pozitive! Ndryshimi strukturor sjell rritje graduale dhe më dinjitoze

schedule20:44 - 10 Korrik, 2026

schedule 20:44 - 10 Korrik, 2026

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Ergis Sefa ka deklaruar se qeveria duhet të kishte reaguar më shpejt ndaj raportit përfundimtar dhe rekomandimeve të Bankës Botërore për reformën e pensioneve.

Ai theksoi se megjithëse drafti aktual pritet të kthehet në ligj, bonuset ofrojnë vetëm një lehtësim momental për pensionistët dhe nuk përbëjnë një zgjidhje afatgjatë.

Sipas Sefës, sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme kërkon një ndryshim strukturor dhe një ngritje graduale e më dinjitoze të pensioneve. Në mbyllje, ai nënvizoi se ky proces nuk mund të bazohet thjesht te bonuset e përkohshme që shpërndahen sa herë që ka të ardhura shtesë në buxhet.



“Sidomos që edhe këtë vit, që Banka Botërore nxori raportin e saj përfundimtar bashkë me rekomandimet për reformën, qeveria duhet që të kishte reaguar më shpejt. Megjithatë drafti është, uroj që të kthehet në ligj, sepse vërtet bonuset janë të mira, sepse janë si ato shiringat dhe injeksionet që të japin një farë busti momental dhe sapo pak ia lehtësojnë pensionistëve.

Por, nëse do të duan një zgjidhje dhe një formë strukturore shumë afatgjatë. Qeveria nuk duhet që të bazohet vetëm te bonuesit që janë shumë pozitive, por të ketë një ndryshim strukturor dhe një ngritje graduale të pensioneve më dinjitoze. Kjo bëhet me një reformë strukturore nuk bëhet vetëm me bonuset sa herë që ti ke të ardhur plus sa herë që t’i ke të ardhura shtesë”, tha Sefa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!