Skema e pastrimit të parave, lihet në burg “miku” i Taçit

schedule13:31 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 13:31 - 5 Dhjetor, 2021

Një nga bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, kontabilisti Fabio Petruzzella është lënë në burg, i arrestuar me akuzën e pastrimit të parave, duke hedhur poshtë kërkesën për arrest shtëpiak të avokatëve të tij.

Ky ka qenë vendimi i gjykatës duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Palermos.

Kontabilisti u arrestua së bashku me Francesco Zummo, biznesmenon 90-vjeçar nga Palermo, i cili është i dyshuar dhe partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili gjithashtu u akuzua për pastrim parash.

Petruzzella, krahu i djathtë i ndërtuesit, kishte rol kyç në këtë skemë, duke ei shpëtuar nga konfiskimi, 19 milionë eurove të transferuara në një llogari bankare në Tiranë.

Në hetim është përfshirë edhe një grup shqiptarësh që dyshohet se kanë ndihmuar Zummo dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare. Bëhet fjalë për 2 bashkëpunëtorët e ngushtë shqiptarë të Taçit, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët janë kunati dhe ish-truproja e biznesmenit, të dy të lënë në burg. Vetë Taçi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Bashkëpunëtori i tij italian Zummo u hetua gjithashtu nga gjyqtari Giovanni Falcone dhe u dënua në shkallën e parë me 5 vjet për ndihmë dhe nxitje dhe më pas u lirua në apel. Në vitin 2001 u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Dhjetra të penduar e akuzuan atë se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme në institucione krediti jashtë vendit dhe veçanërisht në Zvicër.

Ndërkohë hetimet në lidhje me këtë skemë mashtrimi të pastrimit të parave janë zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!