Skema e mbështetjes në bujqësi/ Vuksani: Problem mungesa e specialistëve. Pilku: Serat bashkëkohore dhe mekanika bujqësore, të domosdoshme

schedule21:07 - 20 Shtator, 2024

schedule 21:07 - 20 Shtator, 2024

Profesor Gjok Vuksani nga departamenti i Bujqësisë në PD përmendi si shqetësim mungesën e specialistëve në bujqësi. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” me gazetarin Bardhi Sejdarasi, ai vlerësoi vendimin e qeverisë për degët prioritare por shtoi se ka disa pengesa për studentët.

“Problemi i furnizimit të bujqësisë me specialistë. Jemi në gjendje katastrofike. Kemi një numër të vogël në hortikulturë, bujqësia reale shqiptare. Deri tani janë regjistruar vetëm 7 studentë. E përshëndes vendimin e qeverisë për degët prioritare, por ka disa pengesa. E para duhet të firmosësh një kontratë, është një lloj pengese që studenti thotë se s’dua të jem i detyruar që të punoj. Pasi mbaron studenti shkollën, nuk gjen punë sepse puna në Shqipëri është me mik. Sot në disa institucione nuk ka agronom. Nuk po shkojmë asgjëkundi për bujqësinë shqiptare. Shifrat tregojnë se nuk jemi në rrugë të mbarë.”, tha Vuksani.

Ndërkohë eksperti për çështjet bujqësore, Ilir Pilku e vlerësoi skemën bujqësore. Megjithatë, ai shtoi se janë të nevojshme disa ndryshime si te serat, të cilat duhet të jenë të teknologjisë bashkëkohore dhe mekanika bujqësore, që është gjithashtu një domosdoshmëri.

Patjetër që duhet të sjellim optimizëm te bujqësia, te fermerët që janë baza prodhuese. Aq më shumë që kemi bllokim të programit të IPARD, që do të vazhdojë gjatë. Shifra e atyre nuk qëndron në raportin e 2023 33 milionë euro. Dhe pak e vonuar. Pesë skemat janë shumë të mira. Kur e kam marrë draftin e VKM, kam thënë që janë skema të duhura për një 5 milionë euro në dispozicion. Nëse flasim për serat duhet të kemi dy ndërhyrje, por buxheti është 5 milionë. Duhet sera të teknologjisë bashkëkohore. Ndërhyrja tjetër është ndryshimi i strukturave të serave ekzistuese. Është një skemë e mirë për rrjetat anti breshër. Kemi pasur fatkeqësi natyrore në Korçë, unë sugjeroj fermerëve që të aplikojnë për këtë skemë. Skemë që të mbron edhe nga kushtet e këqija atmosferike por edhe nga dielli i tepërt. Serat është një nga bizneset më të shkëlqyera. E shoh me vend për t’i japim dimension të ri blektorisë. Kemi 42 për qind rënie të krerëve në 10 vitet e fundit, 20 për qind të rënies së prodhimit të qumështit. Mirë është që të drejtohen stalla, duhet të bëjmë gjëra që vlejnë. Kemi mekanikën bujqësore që është domosdoshmëri sepse nuk ke fuqi punëtore. Duhet të ketë një ndryshim në ligjin e buxhetit.”, deklaroi eksperti./abcnews.al