Skema e mashtrimit me TVSH/ Dëmi shtetëror deri në 1 milion euro, drejtues i grupit një shtetas italian

schedule10:17 - 2 Nëntor, 2023

schedule 10:17 - 2 Nëntor, 2023

Prokuroria i Elbasanit ka lëshuar ditën e djeshme 7 urdhër arreste, 5 prej të cilave janë ekzekutuar deri në mëngjesin e sotëm, lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin e TVSH-së nëpëtmjet një skeme mashtrimi.

LEXO EDHE: Mashtrime me TVSH/ Goditet grupi, ekzekutohen 4 urdhër arreste

Urdhër arrestet janë lëshuar për shtetasit ldo Mazzarela, Adnand(Andreë) Progri, Nezir Beqiri, Erion Satka, Sajmir Xhafal, Julian Kalo dhe Teidi Doraci.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se “koka” e grupit ishte pikërisht shtetasi italian, Ido Mazzarela.

Këta persona krijonin kompani fiktive kryesisht në Elbasan, për të fituar më pas nga skema e rimbursimit të TVSH./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!