Skema e bujqësisë, sot afati i fundit/ Mbi 68 mijë aplikime nga fermerët për masat mbështetëse

schedule14:22 - 30 Maj, 2025

schedule 14:22 - 30 Maj, 2025

SHQIPËRI– 30 maji është afati i fundit për aplikimin e fermerëve për të përfituar nga skema kombëtare e subvencioneve ndërsa deri më tani mësohet se kanë aplikuar mbi 68 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Interesi këtë vit ka qenë i lartë sidomos për skemën e naftës ku janë regjistruar mbi 51 mijë aplikime, por nuk mbeten pas edhe aplikimet për blegtorinë.

Në qarkun e Korçës mësohet se deri më tani kanë aplikuar rreth 12 mijë fermerë.

Edhe pse dita e fundit në zyrat rajonale ka pasur interes për të aplikuar nga fermerët.

Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 prill dhe do të jenë të hapura  deri mesnatën e 30 majit/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!