Skeleti i një dinosauri u shit për 44.6 milionë dollarë

schedule08:22 - 19 Korrik, 2024

schedule 08:22 - 19 Korrik, 2024

Një skelet i madh dinosauri është shitur në ankand në Nju Jork për 44.6 milionë dollarë, shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një fosil.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se skeleti i një stegosaurus, një barngrënës, i cili u emërua Apex, është 3.4 metra i lartë dhe 8.2 metra i gjatë nga hunda në bisht, dhe është një nga mbetjet e plota skeletore më të ruajtura të gjetura ndonjëherë.

Skeleti iu shit një blerësi anonim i cili tha se Apex ka lindur në Amerikë dhe do të qëndrojë atje, sipas BBC.

Paleontologu Jason Cooper zbuloi Apex rastësisht në vitin 2022 jo shumë larg nga qyteti i Dinosaurëve, Kolorado.

Skeleti u shit për një shumë 11 herë më të lartë se vlerësimet para ankandit dhe duartrokitjet me atë rast zgjatën për 15 minuta.

Në tender morën pjesë shtatë blerës.

Apex eci në tokë rreth 150 milion vjet më parë gjatë periudhës së vonë Jurassic.

Fosili i mëparshëm i një dinosauri, përkatësisht një tyrannosaurus rex i quajtur Sten, u shit në vitin 2020 për 31.8 milionë dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!