EMRI/ Skedina “djeg” 26-vjeçarin në Tiranë, si u zbulua nga policia

schedule09:24 - 5 Janar, 2022

schedule 09:24 - 5 Janar, 2022

Një 26-vjeçar i identifikuar si Joni Ramadani në Tiranë është arrestuar nga policia pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në pronësi të tij në Tiranë. Gjatë operacionit të koduar “Skedina”, policia ka sekuestruar një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Skedina”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skedina”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– J. R., 26 vjeç, banues në rrugën “Siri Kodra”.

Ky shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij në rrugën “Xhanfize Keko”, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, njofton policia. m.v/Abcnews.al