SKEDA/ U konfirmua me COVID disa ditë më parë, ndërron jetë në ambulancë 88-vjeçarja në Elbasan

schedule07:25 - 18 Korrik, 2020

schedule 07:25 - 18 Korrik, 2020

Ndërron jetë teksa transportohej nga qyteti i Pogradecit me Autoambulancë 88-vjeçarja e konfirmuar disa ditë më parë me Covid-19.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, e moshuara ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance.

https://youtu.be/0UPuEDpgQ5A

Abcnews.al ka siguruar skedën e vdekjes së të moshuarës në  të cilin cilësohet edhe shkaku i vdekjes “suspect covid”.

Mësohet se 88-vjeçarja ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.

Mbetet për tu parë nëse në raportimin e ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë, do të llogarisë vdekjen e të moshuarës në bilancin total të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Deri më tani në Shqipëri kanë ndërruar jetë 107 persona, ndërkohë që numri i të prekurve aktivë është thuajse 1500 persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!