Skarço: Turqia ka shumë probleme, shkak kampionati vendas

schedule22:38 - 10 Tetor, 2019

schedule 22:38 - 10 Tetor, 2019

Gazetari i njohur, Eno Skarço, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”, aty ku ka dhënë mendimet e tij para sfidës mes Turqisë dhe Shqipërisë. Mes të tjerash, Skarço tha:

TURQIA – “Turqinë e kanë dëmtuar klubet vendase. Sidomos dy ekipet e mëdha, Galatasaray dhe Fenerbahce. Jo vetëm probleme brenda fushës, por dhe jashtë saj. Të gjithë këto fenomenë, kanë dëmtuar kombëtaren. Mund të përmendim lojtarë cilësorë, Calhanoglu, por ai po luan e s’po luan te Milani. Pastaj, Milani nuk është ai i dikurshmi, është në mesin e poshtëm të tabelës në Serie A. Demiral është rezervë te Juventus. Cenk Tosun është lojtar potent, por te Evertoni nuk po luan”.

GRUPI – “Ardhja e Bares, Gjasulës, Manajt, tregoi se këto lojtarë që ishin në kontigjentin e kombëtares, nuk kishin bërë mirë dhe nuk kishin formën e duhur për të përfaqëusar kombëtaren. Ndërsa këta që kanë ardhur, kanë bërë një perfomancë të jashtëzakonshme. Askush nuk mund të thotë pse luan Bare e nuk luan Xhaka. Pse luan Gjasula e nuk luan Abrashi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!