Qeveria do të ndryshojë ligjin për urdhrin e mjekut me qëllim që bluzat e bardha që abuzojnë me pacientët mos jenë me pjesë e sistemit shendetesor. Ministrja e Shëndetësisë dhe ai I drejtësisë e deklaruan pas mbledhjes së këshillit të ministrave.
“Po punojmë dhe do të iniciojmë shumë shpejt ndryshimet e nevojshme ligjore të cilat do t’ia prezantojmë Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë pikërisht për të bërë mendime në ligjin për Urdhërin e Mjekut në Republikën e Shqipërisë për të vendosur edhe aty sanksione të forta të cilat ndëshkojnë çdo kënd që e trajtojnë jetën njerëzore si një mall shumice në tregun e lirë”.
Pas prokurorisë dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur një hetim për skandalin tek Onkologjiku. Në përfundim të tij ministrja e Shëndetësië paralajmëroi ridimenosionim të shërbimit.
“Dua ta theksoj edhe një herë të qartë për publikun që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik, interesit të çdo qytetari dhe kujtdo që i shkon mëndja për të kryer veprime të tilla të turpshme të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe të infermierit. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria të cilën do më duhet ta inkurajoj, t’i shkojë deri në fund të gjithë procesit të hetimit dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedurat të cilat cenojnë figurën e mjekut dhe të infermierit dhe procedura të cilat i ndëshkojnë penalisht. Ndërkohë nga ana tjetër dua të theksoj që procedimi dhe hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku me strukturat e brendshme të auditit dhe të Antikorrupsionit, do të jetë një hetim i cili padiskutim do të trajtojë në shumë aspekte çështjet e organizimit dhe të punës në këtë shërbim”.
Prokuroria e Tiranes zbuloi skemën e abuzimin tek onkologjiku në QSUT. 7 mjeke jane nen hetim me masa sigurie pasi nuk u ofronin sherbime pacienteve në publik dhe I drejtonin në spitale private. Hetimet treguan gjithashtu se barna spitalore per trajtimin e tumoreve shiteshin ne farmaci, ndersa aparatura e kobalto-terapie ne Spitalin onkologjik nuk u vu ne pune prej 3 vitesh./abcnews.al