Skandali te “Onkologjiku”/ Qytetarët në protestë, kërkojnë drejtësi

schedule19:23 - 26 Qershor, 2024

schedule 19:23 - 26 Qershor, 2024

Skandali në spitalin onkologjik mblodhi në protestë përpara ministrisë së Shëndetësisë qytetarët e Tiranës, pasditen e së mërkurës.

Rasti abuziv ka ndikuar në mbarë opinionin publik, ku hetimet zbuluan se mjekët bënin pazare me pacientë që luftojnë me vdekjen.

Qytetarët kërkuan dënim maksimal për mjekët e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

“Të marrin dënimin maksimal. Jo detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. Duhet të kishte më shumë protestues.”

“Këtu duhet të ishte e gjithë Shqipëria. Këta luajnë me jetët.”

Përpara qytetarëve, disa protesues ndanë historitë e tyre personale me spitalin Onkologjik dhe mjekun Edmond Gashi, që sipas hetimeve pacientëve me kancer nuk iu jepej shërbimi por drejtoheshin në klinikën e tij private.

“Para katër muajsh humba motrën time. Pas kimios së dytë ajo ndryshoi…”

“Unë jam një nënë që kam mbesën 25 vjece me kancer. Edmond Gashin e njoh personalisht, nuk e besoja se e bënte këtë, por ja që e paska bërë.”

Mesazhet e tyre për drejtësi, protestuesit i përçuan edhe me anë të pankaratave të shumta që mbanin në duar./abcnews.al