Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me skandalin te Onkologjiku, ku mjekë dhe specialistë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientët me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, Koçiu u shpreh se kjo ngjarje është e paprecedentë dhe theksoi se përsonat e përfshirë do të dënohen sipas ligjit.
Koçiu shtoi se këta persona nuk mund të ndosin dhe nuk mund të përfaqësojnë bluzat e bardha.
“Ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, porcedurave administrative dhe të jetë e qartë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha. Nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm dhe nuk kanë vend në sistemin shëndetësor publik”, tha ministrja Albana Koçiu./abcnews.al