“Skandali te Onkologjiku, maja e ajsbergut”/ Nazarko: S’është adaptuar një sistem i ri. Alimehmeti: Skema të tilla krijohen kur…

schedule20:28 - 27 Qershor, 2024

schedule 20:28 - 27 Qershor, 2024

Skandali në spitalin Onkologjik, ku disa mjekë bënin pazare me jetët e pacientëve me kancer, ka shkaktuar indinjatë te opinioni publik. Për këtë çështje po diskutohet mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla dhe të ftuar Mentor Nazarko dhe mjeku Ilir Alimehmeti.

Nazarko thotë se ajo që ka ndodhur te Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut. Sipas tij, PS ka kryer shumë punime në infrastrukturë, por nuk ka mundur që të adaptojë një sistem të ri shëndetësor. Mjeku Alimehmeti përmendi edhe disa problematika, që sipas të cilit, krijojnë hapësirë për abuzime.

Pjesë nga diskutimi:

Mentor Nazarko: Ajo që ka ndodhur është vetëm maja e ajsbergut, është një e keqe sistemike. Nga 2013 e këtej, PS nuk arriti që të adoptonte një sistem që të funksiononte me premtimin mjekësi falas, një sistem që nuk arriti dot të funksiononte. Ka zhvillime në pikëpamje të infrastrukturës por nuk ka një sistem funksional, një model funksional.

Ilir Alimehmeti: Një farë zhvillimi patjetër që ka. Pyetja është a bëhet mjaftueshëm apo shpejt? Këtu do të thosha se nuk është bërë ky lloj program vlerësim monitorimi. Kemi një tendencë dhe është kudo kjo në shoqëri, që mund të jesh burri më i mirë i botës dhe diku bën një akt për të cilin gjykohesh. Kemi një situatë ku krijojmë një proces, një sistem të tillë ku krijojmë një problematike që mund të mbivendoset fenomene, skema apo episode, që edhe pse janë aty, nuk t’i zbulon kush. Dhe kur hyn në lojë prokuroria apo policia jemi në fund fare. Duhet të dalësh para kësaj çështjeje. Dëmi është bërë. Gjithkush në ligj është i pafajshëm deri në ditën që do të provohet në gjykatë që është i fajshëm.

Aty ke të paktën tre elemente që i kanë bashkuar bashkë. E para diskutimi a shkojnë pacientë nga sistemi publik te privati. Një aks tjetër ishte medikamente që dalin nga spitali dhe shiten në farmaci dhe e treta, pajisjet mjekësore që nuk funksionojnë dhe ka një rrezatuese prej vitesh që nuk është bunkerizuar siç duhet. Janë tre akse të ndryshme. Pse krijohen fenomene të tilla? Po të kishte mjaftueshëm salla dhe kirurgë dhe të shpërndarë në territor sipas nevojës, a do të krijoheshin radhë për kirurgjinë dhe a do të kishte mundësi për skema të tilla. Të ndodh kjo ty në Itali? Nëse ka kimioterapi mjaftueshëm. KLSH ka thënë se mungojnë barna dhe pajisje. 13 barnat që kanë investiguar kanë parë që vijnë nga 12-34 ditë vonesë kundër recetës mjekësore.

Kur krijon vonesa, krijon mjegullën që dikush të bëjë numra. E treta, po të kishte mjaftueshëm pajisje mjekësore që funksionojnë siç duhet dhe KLSH thotë se me qindra janë që s’kanë marrë trajtime, me qindra janë aty dhe po të kishte pas a do të kishte pasur nevojë që të shkonin në privat për këtë lloj trajtimi. Ne kemi dy detyra të krijojmë terrenin. Nëse është kjo, unë shtyj fort organet kompetente se kjo është më e rëndë. Kjo është vrasje me dashje. Nëse di dhe nuk prokuron medikamente, është vrasje më dashje por përgjegjësitë shkojnë më lart./abcnews.al