TIRANË- Gjykata e Posaçme lehtësoi masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi.
Ai do të hetohet në gjendje të lirë nën një garanci pasurore.
Më herët ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Sipas hetimeve, doktori Gashi akuzohet se drejtonte pacientët e prekur me kancer nga Qendra Spitalore “Nënë Treza” tek klinika e tij private “Megis”./abcnews.al


