Skandali seksual i politikanit hungarez, çfarë tregon për Orban

schedule15:15 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:15 - 4 Dhjetor, 2020

Nga David Walsh, euronews 

Dorëheqja e një politikani të përfshirë në skandal do të krijojë gjithnjë e më shumë trazira politike dhe do të prodhojë pafund lajme.

Por ajo që veçon rastin e eurodeputetit hungarez Jozsef Szajer nuk është vetëm natyra e skandalit, por edhe mënyra në të cilën mediat po raportojnë rastin.
Szajer, figura më e vjetër e partisë qeverisëse të Hungarisë Fidesz në Bruksel, u zbulua nga policia duke marrë pjesë në atë që është raportuar si një orgji  në një apartament mbi një kafene në kryeqytetin belg të premten në mbrëmje.

Pavarësisht përpjekjes për tu larguar nga policia, autoritetet gjetën drogë në çantën e tij, diçka që ai e mohoi në një deklaratë për mediat hungareze.
Kjo çështje do të ishte e mjaftueshme për t’u larguar përgjithmonë nga karriera politike, por në rastin e Szajer, dëmi i mundshëm i besueshmërisë së një qeverie hungareze që ndjek politika të palëkundura anti-LGBT është edhe më e madhe duke pasur parasysh ndihmën që ai i ka dhënë vendit në formësimin e politikës së brendshme të vendit.

Hipokrizia është e dënueshme

“Szajer është ndoshta më i njohur në Hungari si një nga personat që hartuan kushtetutën dhe në të vërtetë kushtetuta është një nga pjesët kryesore në këtë histori sepse në vitin 2011 kur u hartua, ndaloi martesën e gjinisë së njëjtë ose të paktën u tha se ishte antikushtetuese, “tha për Euronews Aron Demeter, drejtori i programit në Amnesty International Hungary.

Njohja ligjore e ndryshimeve gjinore përfundoi në maj dhe së fundmi, ish-eurodeputeti ka luajtur rol thelbësor në hartimin e ndryshimeve të reja të propozuara për kushtetutën, të drejtuara nga qeveria e krahut të djathtë të Viktor Orbanit, e cila kërkon të ruajë “vlerat e krishtera”.
Një ndryshim, i cili përcakton marrëdhëniet midis prindit dhe fëmijës si “nëna është grua dhe babai është burrë”, do të ishte një ligj në kushtetutë që ndalon birësimin e gjinisë së njëjtë.

“Që kjo është diçka që Szajer preku dhe fakti që ai është figura më e vjetër e qeverisë Fidesz në Bruksel, e bën këtë histori edhe më absurde,” tha Demeter.
Veprimet e Szajer dhe ato të qeverisë Fidesz, janë quajtur hipokrite në Bruksel.

“Ai po shijon lirinë e komunitetit LGBT në Bruksel dhe në të njëjtën kohë, partia e tij po dënon komunitetin LGBT përsëri në Hungari,” tha për Euronews deputeti francez Manon Aubry.

“Ai ishte madje një nga themeluesit kryesorë të kushtetutës në Hungari”.

Sidoqoftë, faktet e plota që qëndrojnë pas rënies nga pushteti të Szajer janë pezulluar në Hungari, falë një kontrolli të rreptë qeveritar të peizazhit mediatik i cili ka vite që po praktikohet.

“Mesazhet që janë dhënë në lidhje me çështjen Szajer si në mediat pro-qeveritare ashtu edhe në mediat shtetërore janë kontrolluar çdo ditë për shkak të detajeve të ndjeshme, tha për Euronews një studiues i asociuar për Hungarinë në Këshillin Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare(ECFR).

“Nëse dëgjoni radiot shtetërore ose lexoni lajmet shtetërore, nuk do ta kuptoni arsyen se pse ai duhet të japë dorëheqjen vetëm sepse mori pjesë në një festë dhe theu kufizimet aktuale të COVID, sepse kjo është historia që po na servirin çdo ditë dhe këtu historia mbaron “.

Kufizimet e lirisë së shtypit

Së bashku me Poloninë, Hungaria është një vend jo shumë i pëlqyer nga BE për shkak të erozionit të saj të dukshëm të vlerave thelbësore të anëtarësimit në BE, përkatësisht përparësisë së drejtës të shtetit dhe shtypit të lirë.

Hungaria renditet e 89-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2020, duke rënë dy vende krahasuar me vitin e kaluar, sipas Gazetarëve pa Kufij (RSF) dhe duke rënë 33 vende në përgjithësi në tetë vitet e fundit.

“Një nga fushat më të cenuara veçanërisht gjatë dekadës së fundit nën qeverinë e Orbanit ka qenë liria e medias, duke filluar nga 2010-2011,” tha Vegh.
Orban ka pohuar kontrollin e partisë së tij mbi mediat e Hungarisë.

Sipas një hulumtimi në vitin 2019 nga Federata Europiane e gazetarëve , gati 80 përqind e lajmeve “financohet nga burime të vendosura nga partia në pushtet”.
Sulmi i fundit ndaj lirisë së shtypit erdhi me themelimin e Fondacionit të Shtypit dhe Medias të Europës Qendrore (KESMA) në 2018.
Pothuajse të gjitha mediat rajonale janë gjithashtu nën kujdesin e perandorisë mediatike të Orbanit. Ato degë që ruajnë lirinë e tyre zakonisht përballen me një betejë të ashpër për të raportuar me saktësi ngjarjet në vend.

Media e lirë, media e pavarur, ka shumë pak qasje në burimet zyrtare, e cila ka penguar punën e tyre edhe më tepër gjatë situatës së pandemisë.
Pabarazia e raportimit në rastin Szájer midis medias së pavarur dhe asaj të kontrolluar nga shteti ka qenë e zymtë.

Ndërsa burimet e lajmeve si Index.hu dhe kanë raportuar gjerësisht faktet e plota pas dorëheqjeve të tij, përfshirë përfshirjen e Szajer në një festë private, historia nuk është publikuar në mediat pro-qeveritare – duke përfshirë gazetat Magyar Nemzet dhe Magyar Hírlap të cilat në vend të kësaj vunë në shënjestër miliarderin George Soros.

Ndryshimi i historisë

Duke pasur parasysh dominimin e mediave hungareze, a do të ketë sukses qeveria në zbutjen e pasojave nga skandali?

“Është shumë herët për të treguar diçka të tillë por është e qartë se mediat shtetërore dhe mediat pro-qeveritare janë në ankth pasi mendoj se ata janë ende duke kërkuar momentin dhe kohën e duhur se si ta trajtojnë këtë histori,” tha Demeter.

“Një prej këtyre pretendimeve është se ngjarja është ideuar nga një fuqi e huaj e panjohur, ose nga një shërbim sekret. Se Szajer është një viktimë në këtë rast sepse ai është një avokat i vlerave të një qytet dhe një regjim liberal ”.

Vegh, beson se Orban dhe mediat pro-qeveritare do të përpiqen për të ndryshuar historinë.

“Padyshim që çështja për mendimin tim, nuk është orgjia ose në vetvete orientimi seksual i Jozsef Szajer,” tha Vegh.

“Çështja është hipokrizia e qeverisë hungareze dhe partisë Fidesz, dhe unë mendoj se kjo ndikon në imazhin e qeverisë dhe kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të fshehin historinë e vërtetë.

Orban tashmë është përpjekur të kufizojë dëmin që ka shkaktuar skandali, duke konfirmuar për gazetën hungareze Magyar Nemzet se Szajer jo vetëm që kërkoi falje dhe dha dorëheqjen por gjithashtu u largua nga partia Fidesz, të cilës ai ishte anëtar themelues.

“Ajo që bëri Jozsef Szajer nuk përshtatet me vlerat e komunitetit tonë politik. Ne nuk do ta harrojmë dhe as do ta mohojmë punën që ai bëri në 30 vitet e kaluara, por veprimi i tij është i papranueshëm dhe nuk mund të mbrohet,” tha ai.

Është e paqartë nëse distanca e Orbanit nga Szajer do të jetë e mjaftueshme për të shuar furtunën.

Të fajësosh Brukselin

“Mediat qeveritare mund të përpiqen të portretizojnë Hungarinë dhe qeverinë hungareze si viktimë të sulmeve nga Brukseli për shkak të vetos hungareze në lidhje me MFF(Korniza shumëvjeçare financiare). “Kjo është lloj hakmarrje ndaj Hungarisë pasi po përpiqet të bllokojë miratimin e MFF”.

Nxitja e ndjenjave anti-BE ka qenë një taktikë e suksesshme e përdorur nga Orban në të kaluarën. Një konkluzion i BE-së në punët e brendshme hungareze vetëm “do të përshkallëzojë” më tej tensionet ekzistuese me Brukselin, shtoi Vegh.

Tashmë kanë filluar përplasjet në Partinë Popullore Europiane (EPP), pasi Fidesz një anëtar është pezulluar.

Eurodeputeti i Fidesz, Tamas Deutsch bëri krahasime midis Gestapos dhe shefit të EPP Manfred Weber mes një konflikti të vazhdueshëm midis Brukselit dhe Hungarisë.

Cili do të jetë statusi i komunitetit hungarez të LGBT pas dorëheqjes së SzAjer?

“Unë kam dyshime nëse skandali do të ndryshojë versionin dhe qëllimin e qeverisë për të shkelur më tej të drejtat e LGBT,” tha Demeter.
“Bazuar në përvojën time unë mendoj se ata me shumë gjasa do të gjejnë një version të ri të historisë së Szajer. Kështu që unë nuk mendoj se ata do të tërhiqen për shkak të kësaj”. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al