Skandali që tronditi Europën/ Një vit pas arrestimit, Eva Kaili i përgjigjet të gjithave akuzave

schedule14:49 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 14:49 - 14 Dhjetor, 2023

Përgjigjet për përfshirjen e saj në skandalin e Katarit, valixhen me paratë e Antonio Panzeri që iu gjetën në shtëpinë e saj dhe si u ble shtëpia në Bruksel, Eva Kaili iu ka dhënë përgjigje me anë të një deklaratë të avokatëve të saj.

Në pjesën e parë të njoftimit të tyre, avokatët e Kaili përmendin shtatë çështje qnga dosja e çështjes Katargate. Ndër të tjera, ata zgjedhin të fokusohen në rolin e eurodeputetes belge që ishte bashkëpunëtore e ngushtë eAntonio Panzerit.

Ata gjithashtu këmbëngulin se paratë e gjetura në shtëpinë e Eva Kaili dhe Francesco Giorgi i përkisnin Panzerit, se Eva Caili nuk kishte axhendë personale për të mbështetur Katarin por po zbatonte udhëzimet e Bashkimit Europian.

Në pjesën e dytë të njoftimit në lidhje me zbulimet e fundit për Eva Kailin, avokatët e saj thonë për shtëpinë e blerë në Bruksel se “ajo është blerë me pagesa cash ndërbankare të marra nga një kredi dhe pagat e Eva Kailit dhe ish-partnerit të saj”.

Ndërsa për ftesën e pretenduar të Kaili për Roberta Metsola për të qenë në Katar për premierën e Kupës së Botës thonë se “komiteti organizativ i Botërorit të futbollit po ftonte figura të ndryshme politike për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes dhe lojërave, kështu që iu ftuan dhe Eva Kailin”.

Ka kaluar një vit nga dita kur Eva Kaili, deputete e Parlamentit Europian, u përfshi në vorbullën e një aventure gjyqësore civile, e pagëzuar nga mediat si Katargate.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!