Në kuadër të hetimeve për Qatargate, Maria Dolores Colleoni dhe Silvia Panzeri, bashkëshortja dhe vajza e ish-deputetit të Parlamentit Europian Antonio Panzeri, janë sërish të lira.
Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit në Brescia duke hequr masat e parandalimit të arrestit shtëpiak pasi magjistratët belgë që hetonin Qatargate hoqën dorë nga ekstradimi i tyre.
Vajza dhe gruaja e tij u arrestuan më 9 dhjetor të kaluar, pas njw urdhër-arresti pas hetimit për Qatargate, hetim për korrupsion brenda Parlamentit Europian.
/abcnews.al